Mashtrimi i madh!
Rezultati i një fitore të stisur që e vendosi despoti Micko, me të cilën vredistët mburren me votat e komitëve që bën ndryshimin, nuk e konfirmon rrëfenjën e tyre se ky ishte një referendum për rikonfirmimin e legjitimitetit !
Në fakt ato janë vota komitësh që i dolën në ndihmë vasalëve të tyre vredistë jo sepse i duan ata por për t’i përdorin ato si kurvica në bordelon qeveritare sa herë që opozita të kërkoj ndryshimet kushtetuese, shfalerkat si VREDI do t’i bashkojnë kartonat e kuq për mos t’i votuar ato pasi nuk ka garanca se nuk do të ketë kushte të tjera nga bullgarët.
Ja pra ky ishte ndryshimi i trumbetuar nga megafonët e VREDI-t se me ne vjen “NDRYSHIMI” dhe se ky ndryshim thonë se erdhi po si erdhi për shqiptarët, si dele pa dinjitet që pranojnë të qëndroj në kushtetutë nofka e 20%, me gjithë premtimin se ajo do të shlyhej në gjashtë muajt e parë të qeverisjes së koalicionit, ku edhe pas një viti e gjysmë të qeverisjes së tyre me kryekomitin Micko si premier nuk duket gjë në horizont.
Po tani si i thonë fjalës: Mirëmëngjes o interes!
S’ka më komb dhe gjuhë, ka interes dhe para, servilizëm dhe vasalitet, kurvëri politike dhe nënshtrim për një çik pushtet!
Ne qytetarëve të thjeshtë nuk na mbetet tjetër veçse t’i urojmë komitëve për “marifetin” e ndihmës që i dhanë “shfalerkave” të tyre për të kapur ca poste kryekomunarësh, që pa ndihmën e byrazerëve komitë nuk do ta kishin provuar të ulen mbi karrigen e kryekomunarit.
Me këmbë të mbarë tani e tutje ku pas 2 nëntorit, surprizat dhe mrekullitë si duket nuk do të kenë fund!
Medai Shaholli