Mbappe ia tregon kushtet Real Madridit

159

Sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe ka vendosur kushtet e tij në raport me Real Madridin, nëse klubi spanjoll dëshiron ta transferoj, raporton Diario Gol.

Edhe pse është vetëm 18 vjeç, francezi e ka bërë të qartë se nuk pranon transferimin nëse nuk bëhet një nga më të paguarit tek madrilenët, transmeton Periskopi.

Besohet se Mbappe dëshiron një pagë të njëjtë si Gareth Bale, specifikisht dëshiron të bëhet futbollisti i dytë më i paguar tek klubi spanjoll, pas Cristiano Ronaldos.

Comments