Mbështetje nga Mali i Zi për integrimet evropiane të shtetit tonë
Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie të shkëlqyera të cilat po ecin në linjë të rritjes si në planin ekonomik, ashtu edhe në atë ekonomik, vlerësuan në takimin e sotëm në Shkup kryeministri Oliver Spasovski dhe ambasadorja e Republikës së Malit të Zi, Marija Petroviq.
Nga pres-shërbimi qeveritar informuan se ambasadorja Petroviq me këtë rast kryeministrit Spasovski i dërgoi përshëndetje nga kryeministri malazez Dushko Markoviq, duke pritur se gjatë kësaj Qeverie, do të bëhet anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO dhe hapi para i merituar në integrimet evropiane, pas të gjitha atyre që arriti shteti në dy e gjysmë vitet e kaluara.
Në takim ishte diskutuar edhe për zgjedhjet në prill, gjegjësisht ishte vlerësuar se periudha deri në zgjedhje është e rëndësishme dhe me përgjegjësi dhe të gjithë faktorët politikë duhet të kontribuojnë drejtë zhvillimit të mëtutjeshëm euroatlantik të vendit, përmes kontributit në proceset reformuese dhe organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.
Kryeministri Spasovski shprehu falënderim deri te kryeministri Markoviq dhe deri te Mali i Zi për mbështetje në procesin e integrimeve në NATO dhe konstatoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Malit të Zi si anëtare të barabarta të NATO-s, do të kenë mundësi për avancim edhe më të madh të marrëdhënieve mes shteteve, në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.
“Kjo është periudhë shumë e rëndësishme kur presim hapa para drejtë të dyja qëllimeve strategjike të shtetit tonë, siç është anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO dhe përparim në integrimet evropiane dhe si Qeveri bëjmë gjithçka që është e nevojshme që të vazhdojnë reformat dhe përparimi, në interes të këtyre aspiratave. Kjo për qytetarët dhe për shtetin nënkupton edhe ekonomi dhe standard më i mirë jetësor”, tha kryeministri Spasovski.
Në takim bashkërisht ishte konstatuar se ekzistojnë kushte për bashkëpunim më të madh ekonomik, në të cilin do të përkushtohen shtetet në të ardhmen.
Nga Qeveria informojnë se pas falënderimit dhe mbështetjes së shfaqur nga shteti ynë për proceset demokratike në Mal të Zi, bashkërisht është vlerësuar se të dyja shtetet zhvillohen në mënyrë demokratike dhe se do të vazhdojnë të ndihmohen, në frymën e vlerave evropiane dhe të zhvillimit evropian të shoqërive.