Mbi 43.000 persona janë detyruar që të braktisin shtëpitë e tyre pas tërmetit në Indonezi

177
fresco

midle

Numri i personave të detyruar që të braktisin shtëpitë e tyre pas tërmetit në Indonezi të mërkurën, u rrit në mënyrë të konsiderueshme dhe arriti numrin prej mbi 43.000 personash, transmeton DPA, duke iu referuar përfaqësuesve të autoriteteve.

Të dhënat paraprake ishin për 22.000 persona.

Mbi 11.600 vendbanime janë dëmtuar gjatë tronditjes me intensitet prej 6,5 ballësh sipas provincës Açeh në pjesën veriore të ishullit Sumatra.

Të paktën 101 persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 800 ishin lënduar.

Indonezia ndodhet në Unazën e zjarrtë të Paqësorit – rajon i fuqishëm sizmik dhe vullkanik.

Comments