Shkupi më i ftoftë dhe më i ndotur



Më së ftohti sot në mëngjes ishte në Shkup. Sipas UHMR në Shkup janë matur minus 7 shkallë, minus 6 në Dibër, Demir Kapi, minus 5 në Strumicë, Shtip, Tetovë, minus 4 në Manastir dhe Shkup, minus 3 në Lazaropole, Mavrovë dhe Kumanovë, minus 2 në Kriva Pallankë, Ohër dhe Prilep, 0 në Vinicë, Pretor, 2 në Krushevë dhe Pozharanë, 3 në Topolcani, 4 në Gjurishte, 7 në Gjevgjeli e deri në 8 në Dojran, transmeton TetovaSot.
Stacionet matëse sot kanë regjistruar koncentrik të lartë të grimcave PM10 në Shkup, Manastir, Kërçovë, Tetovë, Veles, Koçani, Kavadar dhe Kumanovë.
Në Shkup vendi më i ndotur është në Lisice me 357.58 mikrogram për një metër kub, Rektorat me 302.93, Qendër 302.41, Karposh, 277.62 dhe në Gazi Babë 186.79 mikrogram.