“Mbi 80% e investimit në Trust për vitin 2022 ka humbur”, Tahiri: A keni fije turpi kryeministër?

90

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka publikuar të shifra shokuese për pasqyrat e Trustit. Tahiri ka thënë se mbi 80 për qind e investimeve për vitin 2022 ka humbur.

E për këto humbje të Trustit, Tahiri i ka pyetur Kurtin, se a tërpërohet që nuk lejoi qytetarët t’i tërheqin mjetet në kohë të krizës.

“E keni ‘helmu’ popullin me pollavra, me tema koti, përderisa ekonomia është para bankroti e sektori publik para kolapsi, ju bëni filma!”, ka shkruar Tahiri.

Shkrimi i plotë:

Qytetarë të nderuar,

Këtë javë pranuam pasqyrat individuale të Trustit Pensional dhe për habi pothuajse i gjithë kontributi i këtij viti, më saktë, mbi 80% e investimit për vitin 2022 ka humbur.

Nga një analizë e thjeshtë vërehet se rreth 6% e kontributit total ka humbur vetëm gjatë vitit që lamë pas.

Dhe tani kam një pyetje për Kryeministrin Kurti: A keni fije turpi kur vendosët që t’i privonit qytetarët e Kosovës që në këtë kohë krize të paparë t’i tërheqin një pjesë të kursimeve të tyre. Ku mbeti arsyetimi juaj kur thonit se po i mbrojmë investimet e qytetarëve, kur sot u vërtetua se gati i gjithë kontributi i vitit 2022 rezultoi me humbje dhe atë si rezultat i paaftësisë tuaj!?

E keni ‘helmu’ popullin me pollavra, me tema koti, përderisa ekonomia është para bankroti e sektori publik para kolapsi, ju bëni filma!

Boll Ma!!

Comments