Mbi 908 mijë të vaksinuar në Kroaci

400
fresco

Drejtues të Institutit të Shëndetit Publik në Kroaci thonë se vala e tretë e koronavirusit ka mbaruar, por jo edhe pandemia.

Ndaj pohuan se nëse ka kujdes, numri i rasteve të reja mund të ndryshojë. Ndërkaq, selia Kombëtare e Mbrojtjes Civile raportoi se në 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar 349 raste të reja të infeksionit dhe 36 njerëz kanë vdekur.

Deri më tani 908 mijë e 839 doza vaksine janë dhënë për vendin me 4.2 milionë banorë.

Comments