
Mister, legjendë dhe shumë errësirë ka në disa histori të cilat mezi priten që të tregohen dhe ato janë treguar. Shumë herë kemi dëgjuar për ata që quhen njerëz ujq, kemi parë filma e ndoshta edhe ndonjë dokumentar, por si qëndron ky fakt dhe cila është historia e kësaj legjende misterioze?!
Legjenda bën fjalë për një mbret pellazg të dënuar në përjetësi që të ushqehet me mish njeriu atëherë kur hëna është e plotë, por çfarë e çoi deri këtu mbretin? Kush ia dha dënimin dhe pse?
Kjo është legjenda e mbretit ujk…
Nën hijen e hënës mbasi dielli ka orë që ka perënduar, aty nga mesi i natës krijesa të tmerrshme fillojnë të zgjohen të etura për gjak. E kështu që atëherë mbreti vazhdon të endet nëpër pyje të errëta të netëve me hënë.
Ai dikur ishte një mbret, emri i tij ishte Likaon, ai ishte mbreti i parë i fiseve pellazge, po ju tregoj historinë e mbretit pellazg apo Ujqërve Likanë.
Nata sapo kishte rënë. Një udhëtar kishte orë që ecte dhe i lodhur nga rruga, pasi pa një kështjell aty afër dhe kërkon që të hyjë. Aty ishin çifligjet e mbretit të lig. Ashtu nëpër balte ai mezi gjente rrugën sepse shiu që binte pa pushim i pengonte shikimin. Ju afrua portës së madhe të kështjellës dhe filloi të trokiste fort duke shpresuar se dikush do ta dëgjonte. Porta u hap dhe një nga shërbëtorët e shoqëroi atë deri në dhomën e ngrohjes, aty ku mbreti i lig kishte vendin e tij. Bardhakë me verë u mbushën atë mbrëmje, dhe kambanat ranë fuqishëm deri në mesnatë.
Mbreti i dha mikut për të pirë dhe për të ngrënë, por mishi që i kishte servirur ishte i njërit nga skllevërve të tij. Udhëtari i zgjuar nuk e kishte ngrënë, dhe në fund i tregoi mbretit se kush ishte. Ai ishte Zeusi vetë perëndia, më kot ishin lutjet që mbreti i bëri Zeusit të madh, ashtu në gjunjë duke i kërkuar falje për gjithë ata njerëz që kishte ngrënë, ai filloi të dridhej dhe të qante. Lotët dhe britmat e tij u përzien me zërin gjëmues të Zeusit që e mallkoi atë duke e shndërruar në një ujk.
Ai e degdisi atë të endej në pyjet e fisit të tij dhe matanë dhe e detyroi të ushqehej me gjak vetëm netëve me hënë, sepse mëkatet që ai kishte bërë ishin të shumta, ndaj mbreti nuk kishte më vend në këtë botë. E kështu që atëherë mbreti vazhdon të endet në pyjet e errëta të netëve me hënë duke ulëritur si i marrë, duke ndjekur gjahun e tij që të marrë atë pak gjak që të mund të mbijetojë. Sepse ashtu ishte mallkimi që qenia të mos gjente prehje as në këtë botë dhe as në atë tjetrën.
Kjo është një nga legjendat më të lashta që njihet në mbarë botën. Dikush thotë që ka qenie të errësirës që mbizotërojnë natën dhe dikush tjetër thotë që ato janë qenie të dimensioneve të tjera, dikush tjetër thotë që ato janë njerëz që shndërrohen në Likanë dhe janë aq të fuqishëm sa asnjë qenie tjetër nuk mund t’i përballojë dot.

Pothuajse gjatë gjithë kohërave qëkur lindën filmat, ka pasur shumë filma që kanë trajtuar legjendën e Likanthrop-eve. Njerëz që shndërrohen në ujq apo më mirë të themi në disa lloj bishash të fuqishme që enden netëve me hënë për të kërkuar gjahun e tyre. Kjo legjendë vazhdon ende sot. Madje e gjejmë në qindra libra dhe mijëra shkrime dhe gojëdhëna në mbarë botën që njerëzit janë të bindur që ato egzistojnë.
Por a mund të kenë ndonjë vërtetësi tek këto të dhëna. Sipas historisë kjo legjendë ka lindur si pasojë e vrasjeve në seri nëpër pyje dhe enigmës që nuk u zbulua askund asgjë, prandaj njerëzit i besuan paranormales të njeriut Ujk.
Pak njerëz e dinë që legjenda e Likaoneve ka lindur në viset e Ballkanit (mos abuzojmë me Shqipërinë, pasi flitet për Pellazgjinë që ishte shumë më e madhe se të gjitha kombet ballkanase sot).
Folkfloristi Anatoli Liberman thotë: Poshtë Patrës nën megalopoli të Greqisë, gjendet mali Likeo, rrëzë tij qyteti Likosura, dikur ky vend i përkiste fiseve Pellazgo-Ilire. Dikur ky vend i përkiste mbretit Likaon, ende sot gjendet një vend i shenjtë i quajtur shënjtorja e Likosurave të Pellazgëve ku çdo vit të apasionuarit pas këtyre legjendave, shkojnë për pelegrinazh.
Mite apo gënjeshtra, të vërteta apo legjenda? Por le të lexojmë historianët më në zë të të gjitha kohërave se çfarë thonë për Likaonët apo njerëzit ujq. Historianet antik Strabioni apo Esiodi, thonë se Dodona ishte qendra e pellazgëve dhe e mbarë besimeve pagane, e të gjitha tokave në mbarë globin, dhe emërtimin e tyre (Dodona) e kishte marrë nga mbreti i tyre Likaoni. Në bazë të këtyre shkrimeve nuk vihet në dyshim që mbreti Likaon ka jetuar vërtet, ajo që vihet në dyshim është se vërtet ai është shndërruar në njeri ujk?!
Pyetja është kjo; A ka të dhëna mbi rritjen e agresivitetit të njeriut në periudha kohore të caktuara të muajit. Le t’i kthehemi dënimit që Zeusi i dha mbretit Likaon dhe përse e dënoi të kthehej në ujk vetëm kur kishte hënë të plotë? Dihet që hënë e plotë ka ndikim shumë të fortë tek disa njerëz, madje shndërrimi agresiv tek disa nga ne, është shumë i dukshëm. Mjekët dhe psikiatrit e njohin këtë lloj agresiviteti nga ndikimi i hënës së plotë, ata thonë se kjo njihet si sindroma e njeriut ujk, në USA janë mbi 100 raste të diagnostikuara me këtë sindromë.
Në një eksperiment të zhvilluar në Rusi mbi paranormalen, u morën 40 njerëz dhe u futen në një dhomë fjetjeje ku drita e hënës nuk depërtonte dot edhe kur ishte e plotë. Ajo që u vu re ishte që 12 prej tyre nuk i zuri gjumi lehtë dhe u zgjuan shumë më herët se të tjerët, pra 12 individë u ndikuan rregullisht në tre seanca me hënë të plotë në të njëjtin problem, fjetje e sikletshme dhe zgjim i hershëm.
Një tjetër studim tepër interesant u bë nga Jonatan Braun dhe Rebeka Boul, të cilët e kanë vërtetuar se kur hëna është e plotë niveli i kriminalitetit është më i madh, dhe kjo vjen e provuar nga statistikat e organeve të rendit.
Por në eksperimentin e zhvilluar në Rusi në pyjet Siberiane u vu re se ndikimi hënës së plotë ishte i fuqishëm edhe tek ujqit dhe qentë.
Këtu nuk kemi të bëjmë me supersticione apo legjenda, këto janë studime shkencore që vërtetojnë ndikimin e hënës së plotë në të gjitha speciet.
Rusët janë baballarët e eksperimenteve paranormale dhe ata vunë re që gjitarët detarë si Orkat, bënin kasaphanë nën ndikimin e hënës së plotë dhe kjo u studiua për tre vite rresht për qëllime ushtarake me Orkat Vrasëse.