Mbyllet pa fitues derbi mes Liverpoolit dhe Chelseat

378

Liverpooli dhe Chelsea kanë ndarë pikët në derbin e javës së 21-të në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar këtë të shtunë në “Anfield” përfundoi baras dhe pa gola, shkruan Gazeta Express.

“Blutë” shënuan një gol në minutën e tretë përmes Kai Havertz, por ai u anulua pas rishikimit me VAR për shkak të pozitës jashtë loje.

Liverpooli pas këtij barazimi ka 29 pikë dhe renditet i teti në tabelë, aq sa ka edhe Brentfordi si i nënti.

Chelsea mbetet në pozitën e dhjetë dhe gjithashtu ka 29 pikë. /Gazeta Express/

Comments