Më 2027 Shqipëria mirëpret samitin e NATO-s, Rama: Këto gjëra s’mund të imagjinoheshin vite më parë

372
fresco

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria do të organizojë dy ngjarje të rëndësishme në vitet e ardhshme.

“Vitin e ardhshëm do të jemi vendi që do të mikpresë liderët e 44 shteteve europiane, nga Britania e Madhe, Ukraina apo nga Suedia, në Samitin e Komunitetit Politik Europian. Gjithashtu, do të jemi mikpritës të Samitit të NATO-s në vitin 2027”, tha Rama në Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”.

“Këto janë gjëra që as nuk mund të imagjinoheshin vite më parë. Që Shqipërisë t’i besoheshin të tilla role”, shtoi kreu i qeverisë së Shqipërisë.

Rama tha se Shqipëria ka pësuar transformimin historik në diplomacinë ndërkombëtare dhe kjo falë edhe punës së ambasadorëve.

Comments