Me imazh nga dasma Gjiko paralajmëron këngën e re!
Dhe tani, ai ka publikuar një fotografi nga dasma e tij ku ka një pyetje për të gjithë adhuruesit e muzikës, shkruan lajmi net.
“Kush po pret këngën e re?”, shkruan ai teksa shfaqet i lumtur nga martesa bashkë me disa miqtë e tij.
Ndërkohë, “Si Bugatti”, është kënga e fundit e Gjikos e publikuar para një muaji me reperin nga Shqipëria, Skerdi. Ky projekt i tyre u prit tejet mirë nga publiku saqë numëron mbi 20 milionë klikime në kanalin zyrtar, Youtube.
Ndryshe, Gjiko dhe Elita organizuan një dasmë madhështore në Prishtinë, të cilët u kurorëzuan nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. /Lajmi.net/