Me pozë provokuese mbi makinë, Bleona zbulon datën e lansimit të këngës së re[Foto]
“I don’t need ur love”, është kënga me të cilën Bleona Qereti bëri rikthimin në skenën muzikore.
Ky projekt i saj i lansuar para dy muajve u mirëprit nga publiku shqiptar por jo edhe aq sa duhet, shkruan lajmi net.
Dhe tani, Qereti ka bërë paralajmërimin e këngës së re të cilën do të lansojë në treg në fillim të muajit tetor.
“Monster, publikohet më 6 tetor”, shkruan Bleona ku shfaqet tejet seksi në një kostum të zi mbi veturë.
Këngëtarja shqiptare tash e disa vite është duke jetuar në Amerikë ku edhe po e zhvillon karrierën muzikore.
Njihet si një nga femrat shqiptare e cila ka thyer tabutë e zhveshjes në çdo paraqitje të saj. /Lajmi.net/