Me tupana e muzikë Adelina Tahiri feston lindjen e djalit [Foto]
Ajo dhe avokati më i pasur në Maqedoni, Serjozha Markov u bënë prindër të një djali të cilët e pagëzuan me emrin Jon, shkruan lajmi net.
Ardhjes së djalit siç duket këngëtarja i është gëzuar shumë pasi në rrjete sociale sjell pamje nga festa që ata kanë bërë. “Duke festuar për princin tim të vogël”, është përshkrimi i imazheve.
Këngëtarja 26 vjeçare po ashtu para lindjes bëri ‘Baby Shower-in’ e djalit me miqtë dhe familjarët e saj. Kujtojmë që Adelina dhe Serjozha u martuan në dhjetor të vitit që lamë pas në një ceremoni private. /Lajmi.net/