Meda i ‘kall’ edhe klubet e natës ku lëshohet muzikë zbavitëse [Video]
Këngëtari i njohur shqiptar, Mehdin Përgjegjaj apo Meda edhe këtë verë ka qenë mjaft i angazhuar.
Ndonëse nuk është ndalur në publikimin e projekteve të reja ai ka qenë aktiv edhe në mbrëmje dhe ahengje të ndryshme, shkruan lajmi net.
Madje si rrallëherë, ai ishte i ftuar edhe në një nga klubet e Prishtinës i cili ndezi atmosferën para qindra njerëzve. Në momentin kur ai del për të kënduar i gjithë publiku dëgjohet duke brohoritur emrin e tij, që tregon se është i mbushur me dashuri nga fansat.
Ai ka publikuar edhe albumin e fundit i cili u prit mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së tij./Lajmi.net/