Mediat serbe: Escobar dhe Lajçak vizitojnë Kosovën më 31 janar

273

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, do të bëjnë një vizitë dyditore në Prishtinë më 31 janar.

Escobar dhe Lajçak do të zhvillojnë bisedime në Prishtinë më 31 janar dhe 1 shkurt dhe do të udhëtojnë për një vizitë zyrtare dy-ditore në Beograd më 2 shkurt, raporton mediumi serb në Kosovë, Kosovo-Online, përcjell lajmi.net.

Comments