Mediat serbe “në vaj”, këto janë reagimet pasi FIFA i dënoi vetëm me para Xhakën e Shaqirin [Foto]

554
Lajmi se FIFA nuk i ka suspenduar me lojë Xhakën e Shaqirin për festën me shqiponjë pas golit ndaj Serbisë, ka shkaktuar reagime të menjëhershme te mediat serbe.
Novosti, Kurir, B92 e mediat tjera kanë vendosur në ballinë vendimin e FIFA-s, transmeton lajmi.net.

Novosti madje ka vendosur një titull ku shkruajnë se FIFA i ka ndihmuar shqiptarët.

“FIFA iu ndihmon. Shaqiri e Xhaka vetëm gjobiten për provikimin ndaj Serbisë”, thotë Novosti.

Lajmi është shpërndarë edhe nga Telegrafi serb ku gjoba për dy shqiptarët u duket si dënim i lehtësuar.

Akuza ndaj FIFA-s kanë pasur edhe mediat tjera serbe. /Lajmi.net/

 

 233

Comments