Mediet ndërkombëtare citojnë Thaçin: Lufta jonë ishte e drejtë

359

Mediet ndërkombëtare po e përcjellin me kureshtje të madhe vizitën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, në Hagë.

Gjatë dy ditëve për sa Thaçi po qëndron në Hagë, media të shumta ndërkombëtare kanë cituar fjalët e Thaçit se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër, dhe se ftesa për të është çmimi që po e paguan për lirinë e Kosovës.

Thaçi në dy deklaratat që dha para medieve theksoi se do ta kalojë edhe këtë sfidë të re, me sukses, dhe se këtë do ta bëjë për hir të djalit të tij, familjes, popullit dhe vendit.

Mediet ndërkombëtare, si “Washington Post”, “Seatle Times” etj., citojnë Thaçin tek thotë se asnjëherë nuk ka thyer asnjë ligj ndërkombëtar dhe se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër. /Lajmi.net/

    

Comments