Memli Krasniqi zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit

46

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar kandidaturën e kryetarit aktual të Prizrenit, Shaqir Totaj, mbrëmë në një tubim në Prizren.

PDK tha se ky tubim u mbajt “në një atmosferë festive dhe entuziazmuese, përballë qindra qytetarëve dhe aktivistëve”, ndërsa Krasniqi vlerësoi lart punën katërvjeçare të Totajt, duke thënë se “Shaqa, duke nderuar epitetet e Prizrenit si qytet ‘historik’ dhe ‘kulturor’, ia ka shtuar edhe dy të tjerë: ‘i punës’ dhe ‘i zhvillimit’.”

Kryetari i PDK-së e lavdëroi atë, duke thënë se “kudo që të lëvizësh në territorin e komunës, duken qartë rezultatet e angazhimit të kryetarit Totaj dhe ekipit të tij në shërbim të qytetarëve”.

“Më 12 tetor, prizrenasit do ta kenë shumë më të lehtë të vendosin për të ardhmen e tyre. Sepse me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë!”, përfundoi Krasniqi.

Comments