Menduh Thaçi kërkon rigjykim për rastet “Monstra”, “Sopoti” dhe “Kumanova” (VIDEO)

Partia Demokratike Shqiptare sotne ka zhvilluar takim në Dollogozhdë të Strugës. Para të pranishmeve ka folur edhe lideri i kësaj partie Menduh Thaçi.
Ai para struganëve tha se në qeverinë ardhshme, duhet patjetër të ketë ligje që do të mundësojnë rigjykime për rastin Monstra, Sopoti dhe Kumanova, njofton TetovaSot.
“Urgjenca dhe emergjenca për shqiptarët e Maqedonisë, është që parlamenti i ardhshëm të miratojë dy ligje për amnesti. Ligji i parë ka të bëjë me amenstinë e shqiptarëve që i kanë “mbipopulluar” burgjet e Maqedonisë, për vepra të kota dhe shumë të vogla, dhe me nenet e këtij ligji që rastet e rënda siç është Sopoti, Monstra dhe Kumanova të kenë rigjykim”, theksoi Thaçi në tubimin në Dollogozhë të Strugë.
Ai më tej theksoi se argumenti sipas tij është që ky rigjykim patjetër të ndodhë përshkak se janë bërë montime dhe keqpërdorime politike, dhe shumë shqiptarë në mënyra të padrejtë janë dënuar me dënime dragonike.
“Ligji i dytë që duhet të sillet për amnestinë është, ligji për faljen e të gjithave borxheve, që shqiptarët i kanë shtetit”, theksoi Thaçi.