Merkel i kundërpërgjigjët kërcënimit turk: Do të zbatojmë ‘Planin B’

181

Merkel i kundërpërgjigjët kërcënimit turk: Do të zbatojmë ‘Planin B’

Marrëdhëniet BE-Turqi ndodhen në një pikë kritike pasi BE-ja refuzoi liberalizimin e vizave me Turqinë, me pretekstin se Erdogani  kërkon rikthimin e dënimit me vdekje si dhe ka  pushuar nga puna mijërave profesorë dhe ka burgosur dhjetëra gazetarë.

Presidenti dhe Kryeministri turk kanë theksuar se nëse nuk zbatohet marrëveshja, ata do hapin kufijtë për refugjatët që kërkojnë të shkojnë drejt perëndimit, gjë që  do shndërrohej në një  rrezik real për stabilitetin e Evropës. “Do mbipopulloheni nga refugjatët,” tha kryeministri turk Binali Yildirim, që më pas u mbështet edhe nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Megjithatë kancelarja gjermane u është përgjigjur kërcënimeve turke me vetëbesim se do zbatojë “planin B”.

“Unë momentalisht nuk kam një Plan B, por jam duke punuar për të, nëse pezullohet pakti i refugjatëve mes Turqisë dhe BE-së. Është e nevojshme të flitet me Turqinë edhe më tej, megjithatë presioni mbi mediat e lira si dhe numri i madh i arrestimeve pas dështimit të Grushtit të shtetit është e patolerueshme,” tha Merkel./bs/

Comments