Mesazh motivues i mjekut kosovar: Do të jemi gjithmonë me ju, i bindur se do t’ia dalim së bashku
Në këtë kohë të virusit COVID-19, mjekët janë shndërruar në heronjtë tanë. Për fat të mirë spo mungojnë edhe mesazhet motivues nga ta, edhe nga vendi i tyre i punës.
Përderisa qytetarët duhet të qëndrojnë të izoluar, janë mantel-bardhët ata të cilët po qëndrojnë në krye të detyrës. Me kujdestari aktive e orare të gjata, mjekët kosovarë tash e dy ditë po qëndrojnë në krye të detyrës duke u marrë me pacientët të cilët potencialisht janë infektuar me virusin korona.
Një mesazh motivues u dha edhe nga infektologu kosovar, Fitim Havolli në orët e mesnatës: Ne do jemi gjithmonë aty – thuhet mes tjerash në shkrimin e tij, teksa në krahë shihet me një koleg.
“Ne do jemi gjithmonë aty! Me ekipen kujdestar po pregaditemi me hy në vizitë tek pacientët e prekur nga COVID-19. Jam i bindur se do ja dalim së bashku!. Të gjithë pacientët janë mirë deri në keto momente,ora 00:40:, ka shkruar infektologu Fitim Havolli.
Qeveria e Kosovës në javën që po e lemë pas ka marrë vendim që punonjësit shëndetësor gjatë këtyre ditëve të jenë në vendin e tyre të punës për t’u dalë kështu në ndihmë qytetareve që janë prekur nga koronavirusi.
“Pika 1 e vendimit të Qeverisë për masat kundër koronavirusit thotë: “Ndërprerja e procesit edukativo arsimor në institucionet arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri 27 mars 2020. Me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna (kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësor dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë)”.
Zyrtarisht në Kosovë numri i të prekurve nga ky virus ka shkuar në pesë./Insajderi.com

