Messi lë pas Ronaldon, vendos rekord historik në Champions League

“Ylli” i Barcelonës, Lionel Messi ka “shpërthyer” ditën e djeshme duke shënuar tre gola në fitoren 4-0 të Barcelonës kundër Manchester City-t.
Argjentinasi në këtë mënyrë vendos një rekord historik pasi bëhet golashënuesi më i mirë për ndeshjet e zhvilluara në shtëpi të vlefshme për Champions League, shkruan “Goal”, raporton Syri.net.

Deri ditën e djeshme ky rekord mbahej nga legjenda Raul Gonzales i cili kishte shënuar 49 gola ndërsa Messi e ka kaluar pasi ka realizuar plot 50 gola në ‘Camp Nou’.
Por një tjetër statistikë interesante është që Lionel Messi në total ka shënuar plot 16 gola përballë ekipeve angleze të cilat janë si kundërshtari i tij i preferuara në Champions League./ Syri.net