Messi përfshihet në një incident në Ibiza, stafi i sigurimit e shoqëroi jashtë pasi një person tentoi të përleshej me të [Video]
Nuk ndodh shpesh që mediat të raportojnë për përfshirjen e Lionel Messit në ndonjë incident, mirëpo kjo ka ndodhur në Ibiza të Spanjës.
Gjatë fundjavës, futbollisti argjentinas kishte dalë me bashkëlojtarët e tij, si Luis Suarez, Jordi Alba, e ish-bashkëlojtari Cesc Fabregas, për të shijuar jetën e natës.
Mirëpo, nata nuk ka shkuar e qetë dhe me argëtim të plotë për 32-vjeçarin, pasi ai është përfshirë në një zënkë me një person të pranishëm në ndejën ku ndodhej ai.
🚨 من محاولة الاعتداء على ليو ميسي pic.twitter.com/UR4GxKvvFd
— ميسي || Messi (@Team_10_Messi) July 28, 2019
Në rrjetet sociale janë publikuar një sërë videosh, ku shihet ndërhyrja e stafit të sigurimit për ta shoqëruar Messin jashtë.