Messi – Ronaldo, mediat spanjolle e zbulojnë fituesin e më të mirit nga FIFA

160
messi-ronaldo

Mbetet të shihet nëse çmimi “Më i miri” i FIFA-s do të jetë konkurretn i çmimit tjetër prestigjioz “Topi i Artë”

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë është ndarë nga “France Football” dhe tani do të mbajë ceremoninë e vetë për “Më të mirin”.

Ky çmim do të ipet më 9 janar në Zurich. Ndryshe nga “Topi i Artë”, publiku do të mund të vendosë për fituesin – me 50% të rezultatit që do të vijë nga votat e publikut përmes një votimi publik dhe votat e një grupi të selektuar të përfaqësuesve të mediumeve.

50% tjetër do të vie nga votimet e kapitenëve dhe kryetrajnerëve të skuadrave Kombëtare.

Sidoqoftë, Mundo Deportivo ka zbuluar fituesin e “Topit të Artë” 6 ditë para konfirmimit zyrtar, duke e qëlluar.

I njejti medium tani potencon se fitues edhe i këtij çmimi është Cristiano Ronaldo, me Messin dhe Griezmannin që vijnë në vendin e dytë respektivisht tretë.

Comments