Micko në Strugë në mbeshtetje të kandidatit komit, Mendi Kira!
Micko vjen në Strugë në ditët e fundit të fushatës zgjedhore për të kërkuar nga shqiptarët dhe sejmenët vredistë, vota për kandidatin e tij dhe të VMRO-së, oligarkun e blerë dhe të shitur Mendi Kira.
Kështu, për sot kryekomiti Micko ka angazhuar strukturat e komitëve të tij dhe të qullashëve vredistë të kërkojnë vota për Mendiun e tyre në çdo lagje të qytetit me sloganin: “Struga povtorno tvoja”!
Dhe ja pas dy dekadash Struga rrezikon të bëhet komite me gjuhë dhe me pushtet despotik, njëlloj si pushteti qendror, ku në rast fitoreje të kandidatit të VMRO-së Mendi lolos, gjuha shqipe dhe shqiptarët do të defaktorizohen, pasi kryekomunari i ri do të paguante haraçin e perzgjedhjes së tij në krye të komunës me “peshqeshe” dhe ndarje të posteve komunale për komitët e despotit Micko.
Mendiu i Mickos përballë doktor Arsimit të opozitës, ka avantazhet e tij si njeriu i qeverisë, duke shtuar këtu dhe propagandën e përditshme nga portalet e kapura dhe të blera nga vetë oligarku dhe pushteti, që përrallisin struganët natë e ditë se me Mendiun do të vijë ndryshimi!
Ndërsa doktor Arsimi, i opozitës nga ana e pushtetit qendror me komitët dhe vredistët lokal shihet si djali plëngëprishës që nuk i sjell dobi dhe ndryshim Strugës ndaj nuk duhet votuar ai por Mendiu i Mickos, i cili ishte peshkuar si cironkë prej kohësh në ujërat e Drinit të Zi për llogari të pushtetit dhe jo të qytetarëve.
Duke i parë të dy kandidaturat jashtë tifozllëkut politik, sepse njëri nga këta duhet ta zgjedhin si të keqen më të vogël doktor Arsimi, si humanist do t’i bënte mirë Strugës nëse qytetarët e saj do të përcaktoheshin për të, kurse oligarku i VMRO-së pengu Mendiu, si i varur dhe i kapur i tyre do bënte ato detyra që do ia caktonte kryekomiti Micko, për llogaritë e tyre dhe jo për qytetarët.
Ahere, për struganët kush ka me shumë vlerë, një kandidat komit oligark që ndërton edhe për llogari të pushtetit që ndanë leverditë dhe përfitimet bashkë, apo një kandidat human mjek nga opozita mbetet për t’u parë me 2 nëntor, në ditën e vendimit të madh për qytetarët struganë nëse do të mbetet Struga përsëri me nje kryekomunar shqiptar apo me një komit të natyralizuar si Kira?
Medai Shaholli

