Mickoski – Jansha: Sllovenia e gatshme të ndihmojë për tejkalimin e krizës me koronavirusin

303

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot kumtoi se ka biseduar në telefon me kryeministrin slloven, Janez Jansha, nga i cili ka kërkuar të dërgojë ekip të mjekëve dhe ekspertëve nga Sllovenia në Maqedoni, që do të ndihmojnë në bartjen e përvojave dhe njohurive të tyre për tejkalimin e krizës me koronavirusin.

Jansha, siç thekson Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk, menjëherë u dakordua të dërgojë ndihmë nëse për atë ekziston vullnet tek autoritetet shëndetësore të vendit, ekipi i mjekëve profesionistë të cilët do të na ndihmojnë në përballjen me gjendjet.

Në atë drejtim, siç shkruan, Mickoski bisedoi edhe me ministrin e Shëndetësisë, Venko FIlipçe he e njoftoi me idenë dhe gatishmërinë e kryeministrit Jansha për të ndihmuar.

“Ai e pranoi idenë dhe shfaqi bindje se do të sigurojë komunikim me ministrinë sllovene të shëndetësisë për realizimin e idesë humane”, theksoi Mickoski.

Me Janshën, siç thekson në statusin në Fejsbuk, ai ka biseduar për gjendjen aktuale shëndetësore dhe politike dhe e shfaqi shqetësimin e tij për seriozitetin e gjendjes me koronavirusin dhe me trendin rritës të rasteve të reja dhe vdekjeve, që, siç qëndron, Republikën e Maqedonisë e vendosë në vendin e parë për kokë banori në rajon.

“Në të njejtën kohë e theksova edhe sakrificën e mjekëve de personelit mjekësor i cili është në linjë të parë të luftës kundër koronës dhe përpjekjet mbinjerëzore të cilat po i bëjnë ata, përballë mangësive serioze në krijimin e masave dhe mënyrën e zbatimit të tyre. Biseduam për përvojat sllovene në përballjen me krizën e koronavirusit, dhe faktin që Sllovenia ishte shteti i parë evropian e cila shpalli fitore ndaj virusit.

I shprehi falënderim Republikës së Sllovenisë dhe kryeministrit Jansha që, siç shkruan kryetari i VMRO-DPMNE-së, sërish i doli në ndihmë dhe mbështetje vendit tonë, duke potencuar se do të vazhdojë në kuadër të forcave dhe mundësive të veta të luftojë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë dhe përballjes me gjendjen e komplikuar shëndetësore. I bën thirrje Qeverisë t’i shfrytëzojë kontaktet e veta për ndihmë ndërkombëtare.

Comments