Mickoski nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

125
fresco

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot në Strumicë se pas fitores së pritur të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale, do të ishte logjike të mendohet për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe për një mandat të ri katërvjeçar. Megjithatë, ai theksoi se kjo vendimmarrje nuk do të udhëhiqet nga interesa politike, por nga interesat e shtetit.

Comments