Miftaraj: Nuk rrezikohet mandati i presidentes apo qeverisë, kanë kaluar afatet kohore
Ehat Miftaraj, drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se sipas praktikës së ndërtuar nga vet Gjykata Kushtetuese por edhe standardet ndërkombëtare lidhur me parimin e sigurisë juridike, nuk mund të rrezikohet mandati i Presidentes së Republikës apo qeverisë.
Kështu u shpreh ai pas ankesës së dorëzuar nga deputetet Veton Berisha dhe Albert Kinolli, raporton Indeksonline.
Ai thotë se kanë kaluar afatet kohore kur ka qenë e mundur të kontestohet ligjshmëria e zgjedhjes së presidentes.

