Mike Tyson konfirmon luftën e dytë pas rikthimit në boks, zbulon edhe datën dhe vendin
Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka konfirmuar rikthimin për luftën e tij të dytë, duke pretenduar se ai do të ndeshet më 29 maj në Miami.
Tyson, 54-vjeçar, bëri një rikthim spektakolar në boks vitin e kaluar pasi luftoi me ikonën tjetër Roy Jones Jr në një ndeshje e cila u mbyll baras.
Dhe ish-kampioni botëror i peshave të rënda planifikon të vazhdojë rikthimin e tij duke bërë një tjetër luftë, e shënjestruar në periudhën e fund majit në Florida.

