Milaim Zeka fyen deputetët e opozitës nga foltorja e Kuvendit

304

Miliam Zeka është deputeti i vetëm i koalicionit PAN që është pjesë e sancës së jashtëzakonshme parlamentare të thirrur nga Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës.

Zeka tha se ata që po abuzojnë me akuzën se deputetët u janë nënshtruar Vuçiqit, është akuzë degraduese.

”Abuzimi që po na bëhet që kemi ra në prehrin e Vuçiqit, është abuzim degradues, sepse në mesin tonë ka njerëz që tërë jetën e vet ja kanë kushtu vendit”, tha ai

Duke iu kundërpërgjigjur deputetëve nga partit tjera, ai me fjalorin e tij bëri që fjala e tij të mirret nga Kryesuesi i seancës, Kadri Veseli.

“Nuk lejojë fyerjet në parlament. Vetem për pushtet u bënë turp para qytetarëve, vetëm kur është fjala për pushtet”, ka theksuar Veseli.

Comments