Milan shijon kreun e klasifikimit , fiton edhe Lacion-Video

është sërish Carlos Baca protagonisti kryesorë i Milanit që shënon fitoren e tretë nga pesë ndeshje të luajtura raporton Faktiditor.Milan të paktën për momentin shijon kreun e tabelës , një pikë më pas se napoli dhe Juventus që kanë një ndeshje më pak.Dikur ishte gjithmonë atje ndërsa tani duket e pabesueshme ta shohësh në kreun e klasifikimit në Seria A.Por skuadra e Montelas duket se po rikthehet, aq më shumë që në pesë ndeshjet e para ka zhvilluar shumë derbi midis të cilave me Napolin , Lacion dhe Sampdorian.Milan po jep shenjta se më në fund mund të ketë edhe për të një vend në Ligën e Kampionëve atje ku mbetet skuadra më e lavdishme e futbollit italian dhe evropian në përgjithësi.Por ka shumë kohë deri në arritjen e këtij objektivi, pavarësisht se shenjat janë se skuadra po përmirësohet.Përvec Bacca që po shënon thuajse në cdo ndeshje, golin tjetër e shënoi Niang në një ndeshje të vështirë kundër Lacios./Faktiditor/

https://www.youtube.com/watch?v=zM3cBinHQ-g
https://www.youtube.com/watch?v=eca6RMuBnng