Milorad Dodik: “U krye, do të ketë ndryshim kufijsh”

496

Anëtari serb i presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka folur për TV Priva rreth takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin.

Ai tha që një prej temave të diskutimit do të ishte ligji për ndalimin e mohimit të gjenocidit – i prezantuar nga tashmë ish Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së në Bosnje, Valentin Inzko.

“Çështja këtu është imponimi i ligjit, jo thelbi i tij. Data e takimit u njoftua më herët. Serbia u angazhua të ndihmonte Republika Srpskan, infrastrukturën e saj,” deklaroi Dodik, raporton B92, përcjell Periskopi.

“Serbia mbështet Marrëveshjen e Daytonit. Duhet ta njoftojmë presidentin me detajet [e asaj që po ndodh në Bosnje]. Do të përgjigjemi me ashpërsi. Rrëfimet për gjenocidin po na imponohen si obligim… Bosnja po dëshmon se nuk mund të funksionojë. Nuk mund të jetojmë bashkë dhe prandaj duhet të ndahemi,” – shtoi më tej ai.

“Le t’i krijojmë tri shtete të ndara,” tha më tej ai.

“Kjo është një situatë e pazgjidhur. Ata po na shtyjnë drejt kësaj [pavarësisë].”

Comments