Minatorët pa bukë goje, Kurti në biseda të këndshme me stafin e tij në përfundim të sesionit pranveror!

137
fresco

Derisa minatorët e Trepcës tash e dy muaj nuk kanë marrur rroga dhe në rrëfimet e tyre kanë bërë të ditur se janë duke vuajtur për kafshatën e gojës, kryeministrit Kurti duket se nuk i bënë fare përshtypje një gjë e tillë, shkruan Gazeta Insajderi.

Ai që dikur fliste dhe premtonte mbështetje të madhe për minatorët, tani kur është në pushtet po vazhdon t’i injorojë atë, për gjërën më elementare të punëtorit – pagën.

midle

Së fundmi ka publikuar pamje nga ballkoni i qeverisë, duke bërë biseda të këndshme me stafin e tij.

“Ballkoni i Hapur ishte përsëri vendtakim për të gjithë stafin në kryeministri. Biseda e shkëmbime të këndshme, gjatë të cilave natyrisht nuk mungon falënderimi për angazhimin dhe inkurajimi për të vazhduar punët e mira”, ka shkruar Kurti.

Comments