Ministri Limani nuk ka njohuri se përse nuk hapen çerdhet në Likovë, Haraçinë dhe Çair

116
fresco

Ministri i punës dhe politikës sociale, Fatmir Limani tha se pëlqimet për çerdhet në Likovë dhe Haraçinë janë dhënë por nuk e di arsyen pse ende nuk po hapen.

“Çerdhet, i kanë pëlqimet ata edhe për punësimet edhe për hapjen, i kam nënshkruar, ka dy muaj dmth dhe unë nuk e di arsyen se pse nuk i hapin ata. Ju dmth tani i fajësoni komunat se nuk funksionojnë, apo? Jo nuk fajësoj asnjë njeri, unë procedurën e kam përshkruar, i kam nënshkruar edhe pëlqimet, u janë ofruar atyre. Arsyet se pse nuk hapen çerdhet, është çështje me të cilën edhe për të cilën duhet të japin shpjegim ata”, tha mes tjerash Limani.

Comments