Ministri Nuhiu takon përfaqësuesit e shoqatës së gazetarëve

215

Ministri Agim Nuhu sot ka takuar përfaqësuit e shoqatës së gazetarëve, të cilët i ka informuar me situatën e lidhur me rastet e fundit, për sulmin ndaj gazetarëve të A1ON.

“Informuam përfaqësuesit reprezentativ të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë se MPB ka ngritur kallzim penal në Prokurorinë themelore në Shkup kundër  kryerësit potencial të veprës penale DHUNË e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 386 të Kodit penal, për sulmin ndaj gazetarëve të Portalit “A1 ON” të ndodhur ditë më parë.
Duhet të sanksionohen të gjithë ata që cënojnë punën objektive, të paanshme dhe profesionale të gazetarëve”, thuhet nga kabineti i minstritu Nuhiu.

Comments