Ministria e Mbrojtjes: Shqetësimi seksual në Armatë është absolutisht i palejueshëm

423
fresco

Shqetësimi seksual në Armatë është absolutisht i palejueshëm. Rasti po hetohet dhe nëse dëshmohet, Ministria do të ketë zero tolerancë, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me zërat për shqetësim seksual të një pjesëtareje të Armatës në kazermën në Kumanovë.

“Ministria e Mbrojtjes dënon ashpër çdo lloj të shqetësimit seksual. Shqetësimi seksual në Armatë është absolutisht i palejueshëm. Rasti po hetohet dhe nëse dëshmohet, Ministria do të ketë zero tolerancë. Askush nuk guxon të mendojë t’i shqetësojë pjesëtaret e Armatës dhe ta prishë imazhin e Armatës”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Paraprakisht në MPB informuan se një e punësuar në Armatën në SPB Kumanovë ka paraqitur se kolegu i saj ka tentuar ta ngacmojë në kazermën në Kumanovë “Boro Menkov”.

Ngjarjen në policinë e Kumanovës, më 19 nëntor në orën 19:20 e ka paraqitur e punësuara në ARM, e cila ka deklaruar se më 18:11.2019 rreth orës 13:00 në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë kolegu i saj e ka ngacmuar seksualisht.

Nga policia informojnë se për këtë është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit

Comments