Minitri Taravari ka anuluar vendim për rritjen e pagesës shtesë të ilaçeve

206
fresco

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot në konferencë për shtyp tha se ka anuluar një vendim të marrë më 26 maj nga Bordi drejtues i Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë për ndryshim dhe plotësim të vendimit për konfirmimin e qëllimeve të referencës së ilaçeve të cilat janë në Listën e ilaçeve që bëjnë pjesë në ngarkesë të fondit. Sqaroi se bëhet fjalë për një vendim me të cilin prej nesër do të mund të rritet pjesa shtesë e ilaçeve të cilën do ta paguanin qytetarët.

“Pacientët janë prioriteti ynë më i madh dhe pikërisht për këtë vendosa të ndërmarr veprime ligjore për anulimin e këtij vendimi i cili do të ketë efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj xhepit të qytetarëve. Me ekipin tim të juristëve menjëherë kemi ndërmarrë masa konkrete për anulimin e vendimit me të cilin është dhënë pajtim për vendimin për konfirmimin e çmimeve të referencës së ilaçeve të cilat janë në Listën e ilaçeve të cilët paguajnë në barë të Fondit”, tha Taravari.

Ai potencoi se një ditë para pranim-dorëzimit, ish-ministri e ka nënshkruar këtë vendim, i cili ka dalë në Gazetën zyrtare më 9 qershor dhe prej nesër pacientët do të duhej t’i paguanin ilaçet më shtrenjtë. Shtoi se menjëherë do të ndërmarrin masa.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se bëhet fjalë për një numër të madhe të ilaçeve duke filluar nga ato që i shfrytëzojnë pacientët çdo ditë dhe që janë me recetë.

midle

Theksoi se do të dakordohen me Fondin dhe do të shohin si do të gjejnë zgjidhje për këtë.

Firmat, sqaroi, kanë dhënë çmime të tilla para një ose dy viti. Sipas Taravarit, ish-ministri një ditë para se të largohet e publikoi vendimin që pacientët të paguajnë më shumë.

“Fondi i shëndetësisë e paguan çmimin më të lirë të ilaçeve, në mënyrë shtesë paguajnë pacientët. Nëse ulet çmimi i ilaçeve të caktuara, pacientët do të shtojnë nga xhepi i tyre. Më mirë Fondi t’i mbulojë, kjo do të jetë në barë të shtetit, ndërsa pacientët të mos e ndjejnë këtë. Ky është qëllimi, kjo është poenta”, shtoi Taravari.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se tetë vjet nuk është reviduar Lista e ilaçeve dhe tani më është formuar komision i cili do të merret me këtë dhe në kohë sa më të afërt do t’i shohin mundësitë financiare dhe ai do të revidohet.

“Të mërkurën patëm takim me drejtorët e klinikave, së bashku me ekipin e Termini Im dhe unë isha në takim. Na thanë çka mendojnë se mund të korrigjohet, veç më po merren hapat e para dhe punohet në TI ekipin e Termini Im. Natyrisht do të përmirësohet sistemi edhe për pacientët edhe për mjekët. Shumë pjesë do të ndryshohen, për shembull do të vazhdojë koha e kontrollit të pacientëve, do të thjeshtësohet sistemi”, tha Taravari dhe shtoi se në mënyrë shtesë do të informohen kur do të dalin me pako të re të Termini Im.

Comments