Mishel takon liderët politik Zaevin dhe Mickoskin

373
fresco

Ligji për Prokurorinë Publike, zgjedhjet e 12 prillit dhe zbatimi i plotë i reformave kanë qenë temë diskutimi edhe në takimet ndaras të Presidentit të Këshillit Evropian Sharl Mishel, me dy liderët politik Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski. Kreu i LSDM-së deklaroi se është e leverdishme që Këshillit Evropian t’i japim argumente shtesë për vendim pozitiv për fillimin e negociatave.

Presidenti ka agjendë por ne duhet t’i japim argumente shtesë dhe sa mundemi t’i ndihmojmë që sa më shpejt, që në takimet e para të Këshillit, të mund të ndodhin momentet e para. Shqipëria ka agjendën e saj dhe detyrimet e saja për të cilat punon. Ne është mirë të japim argumente të tjera sepse për ne nuk ka pasur vërejtje por i kishim reformat e konfirmuara 100%. Të gjithë liderët e kanë verifikuar këtë por do të ishte mirë të japim argumente shtesë dhe këtu është fjala për ligjin për Prokurorinë publike – tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Ndërkohë, kreu i VMRO-DPMNE-së, para kreut të Këshillit Evropian, është ankuar për gjendjen e rëndë në vend nga qeverisja e LSDM-së.

Kryetari Mickoski theksoi se anëtarësimi në BE është lart në agjendën e VMRO-DPMNE-së dhe si parti e cila do ta formojë qeverinë pas 12 prillit do të bëjë gjithçka që Maqedonia të vendoset në garën e shpejtë drejt integrimeve në union. Mickoski tregoi edhe se vendi është pa rrugëdalje me këtë qeveri, dhe si shtet, me LSDM-në kemi prekur fundin. Korrupsioni, krimi dhe reketi lulëzojnë –  njoftojnë nga VMRO-DPMNE.

Sharl Mishel qëndroi në Shkup për herë të parë pas zgjedhjes së tij në këtë pozitë muaj më parë. Në takim me Presidentin Stevo Pendarovski ai kishte thënë se Evropa është e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe se dialogu me këto vende duhet të vazhdojë. Ai foli për strategjinë e re të veprimet e cila ka të bëjë me prodhimin e rezultateve nga reformat e ndërmarra, reformat konkrete në Maqedoni dhe në Shqipëri dhe realizimin e investimeve dhe projekteve për rritje ekonomike në rajon.

Fatlume Dervishi

Comments