MISIONARËT BRITANIK
Nga Eugen Shehu
Foto e prillit të vitit 1943 në mes Abaz Kupi,majori Neil(Bylly) Maycklain dhe zëvendës kapiteni David Miley.Deri në prill të vitit 1944 tek partizanët Komunist në Jug ushtronin aktivitetin e tyre 11 oficerë Britanik ndërsa tek Nacionalistët shqiptarë 16 oficerë britanik.Të gjith vinin nga shërbimi i fshehtë ushtarak britanik S.O.E. e cila kishte selinë e vet në Kajro të Egjiptit për misionet në europën juglindore(në veçanti Shqipërinë) dhe përgjegjës të zyrës ishte majori Philipe Leake të cilit i raportonin për detaje dhe merrnin instruksione po nga zyra e tij.Me sa dihet Nacionalistët shqiptarë u besuan(ndoshta së tepërmi) misionarëve Britanik,ndërsa ata luanin lojën e dyfishtë me misionin e tyre,në fakt kundër nacionalistëve shqiptarë,madje për vetë faktin se edhe i biri i Churchillit, Randolph Churchill ishtë këshilltar i kryekomunistëve jugosllav Titos dhe mbështetës LNCJ-së.Këta të fundit (jugosllavët) që nga themelimi i Partisë Komuniste të Shqiptarisë(1941) filluan me dy misionar Jugosllav dhe deri nga fundi i vitit 1944 arritën në numrin afërsisht 300 këshilltarë e komisioner. \