Misioni i pamundur i Kovaçit të ‘Severnës’!

341

Dje dështaku i guvernës Zajko patoku, i ka dorëzuar detyrën e kryetarit të ri të SDSM-së Kovaçit të Kumanovës, postin më të lartë partiak për të vazhduar amanetin e Zajkos në sfidën e madhe europiane.
Të dielën në kongresin e partisë shumica e delegatëve socialdemokratë, zgjodhën me shumicë votash Kovaçin e partisë si amanet të specaxhiut nga Strumica në krye të partisë.

Sfida me Bullgarinë për çështjet e hapura për historinë dhe gjuhën do të jenë përballja më e vështirë në fillimin e karrierës së teneqexhiut nga Kumanova për ta shpënë në vend amanetin e Zajko patokut, ku duhet bindur bullgarinë për ta hequr veton ndaj ‘Severnës’ në këto bisedime mes vëllezërve.
Nga ana tjetër kryeministri i ri bullgar Petkov ka thënë se vitin e ardhshëm do të arrijnë një zgjidhje dhe se nuk do ta pengojë më ‘Severnën’ fqinje në rrugëtimin e saj europian për të hapur negociatat me BE-në.

Megjithatë, heqja e vetos dhe hapja e negociatave me BE-në vitin e ardhshëm nën udhëheqjen e teneqexhiut apo kovaçit të Kumanovës nuk do ta bëjë ‘drzhavën’ një vend më të mirë për të gjithë, pasi ai është biri i partisë që ruan ndryshkun në teneqen e e farkës së tij ndaj shqiptarëve njësoj si mentorët e tij Zajko, Cërvenkovski e Gligorovi e me Company, që mbajtën me të gjitha mënyrat supremacinë e pushtetit dhe të shtetit për ‘maqedoncat’ e tyre me ndihmën e puthadorëve shqiptarë, duke i flakur tutje si të papranueshme dhe nacionaliste kërkesat lypsare të subjekteve politike shqiptare vasale të despotëve sllavo-maqedonë.

Dimitar ‘Kovaçi’ teneqexhiu, është pinjolli i klasës së vjetër titiste që nuk i bën hesap shqiptarët pasi ka pas vetes edhe puthadorët e subjekteve politike shqiptare që do të ruajnë në kushtetutë statusin denigrues si bashkësi e shifrave dhe nuk do t’i kërkojnë teneqexhiut dhe kovaçit të tyre në farkë të skuq e të ‘rrah’ për ta përpunuar sipas modelit bashkëkohor kushtetutën shovene të ‘dërzhavës’ që nuk njeh identitetin gjuhësor të afro gjysmës së popullsisë në vend.

Ndaj edhe Dimitar Kovaçi, nuk do të jetë ndryshe nga titistët e vjetër me bindje dhe qëndrime antishqiptare në lidhje me mosgatishmërinë për të hequr epitetin denigrues të nofkës së 20% nga kushtetuta shovene që përpiloi shovenisti Zajko dy vjet më parë me ‘shfalerkat’ e tij shqiptare.

Ata ndërrohen dhe i lënë vendin njëri-tjetrit me amanetin për ta ruajtur supremacinë e pushtetit dhe të shtetit përballë shqiptarëve të hallakatur nga subjektet e tyre politike shqiptare të cilat janë garante dhe gardiane të kushtetutës së ‘dërzhavës Severna!’

Medai Shaholli

Comments