Mister/ Një aeroplan i paidentifikuar zhduket në det, nuk dihet numri i pasagjerëve
Një zyrtar nga departamenti i aviacionit civil në Myanmar, Azi, tha se një aeroplan i paidentifikuar është përplasur në det, në pjesën lindore të vendit, këtë të premte .
Autoritet thonë se po mundohen ta lokalizojnë dhe ta identifikojnë, shkruan “Reuters”.
“E vetmja gjë qe mund tju them është se avioni nuk i përket linjave tona kombëtare”, thotë Tin Maung Ni.
Ai saktëson se departamenti i aviacionit civil ishte njoftuar nga autoritetet lokale , të cilat thoshin së një avion kishte pësuar një përplasje fatale në det.
Sipas raporteve të pakonfirmuara përplasja mund të ketë ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit.