Mitsotakis: Nuk do të votojmë ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës

205
fresco

Nga partia Demokracia e Re në Greqi ritheksojnë se nuk do të votojnë Marrëveshjen e Prespës dhe se do të luftojnë për mos ratifikimn e kësaj Marrëveshje.

Këtë qëndrim e ka përsëritur edhe një herë lideri i partisë më të madhe opozitare në Greqi, Kyriakos Mitsotakis, i cili këto deklarata i dha sot gjatë promovimit të librit të ri të nënkryetarit të Demokracisë së Re, Kostis Hazidakis.

Mitsotakis tha se partia e tij që nga fillimi ka shprehur kundërshtimet ndaj Marrëveshjes.

Ne kemi thënë që në asnjë rast nuk mund të pranojmë një marrëveshje që i jep vendit fqinj gjuhën maqedonase dhe shtetësinë maqedonas. Kam frikë se kjo kritikë është absolutisht e arsyetueshme, ne mbetemi të angazhuar rreptësisht në këtë qëndrim. Nuk do të votojmë Marrëveshjen e Prespës në Parlamentin dhe do të luftojmë që të mos e ratifikojmë këtë marrëveshje” -tha Mitsotakis.

ALSAT

Comments