Mobilizohet BDI-ja/ Ali Ahmeti nesër mbledh Kryesinë Qendrore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, ka thirrur mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të partisë.
Mbledhja do të mbahet nesër, të premten, më 24 tetor 2025, me fillim nga ora 13:30, në selinë qendrore të BDI-së në Tetovë.
Në rend dite pritet të diskutohen çështje aktuale politike dhe organizative, si dhe zhvillimet e fundit brenda dhe jashtë partisë.