Modelja ‘zebër’ nga tani ‘engjëll’ i Victoria’s Secret [Foto]
Winnie Harlow është modelja më e veçantë në botë.
Kjo për shkak të ngjyrës së lëkurës, pasi ajo posedon të ashtuquajturin vitiligo, që e bën të ketë dy ngjyra, shkruan lajmi.net.
Lëkura dyngjyrëshe bëri që ajo ta marrë epitetin “modelja zebër”, por ky fakt nuk e ka penguar t’i ndalen sukseset, pasi është emër shumë i kërkuar në pasarelat e modës.
Winnie është përzgjedhur nga “Victoria’s Secret”, për sfilatën që do të mbahet gjatë muajit nëntor.
Lajmin e ka bërë të ditur modelja përmes një postimi në Instagram, ku falënderoi të gjithë për përkrahjen që i kanë dhënë deri këtu. /Lajmi.net/


