Moderatorja Arbana Osmani, si rrallëherë, ekspozon pjesët trupore
Ajo ishte vazhdimisht në fokus të mediave rozë kohët e të fundit, për shkak të ndarjes nga burri dhe thashethemeve ende të pa konfirmuara, për një lidhje të saj me regjisorin Eduart Grishaj, shkruan Indeksonline
Arbana Osmani njihet për publikun si një moderatore mjaft e dashur dhe pozitive.
Emisionet që asaj ia kanë besuar t’i drejtonte, kanë qenë mjaft të ndjekura nga publiku.
Prej se u nda nga burri, ajo është parë më e “hapur” në paraqitjet e saj publike, edhe pse publiku nuk është mësuar ta shohë Arbanën të ekspozojë pjesët trupore.
Së fundmi nëpërmjet disa InstaStory, ajo është shfaqur mjaft joshëse, duke ekspozuar gjoksin dhe këmbët.
Kujtojmë që Arbana së fundmi është duke punuar në projektin televiziv “Dua të të bëj të lumtur” . /Indeksonline/