Modriç sot pritet të nënshkruajë me Milanin

93
fresco

Opsioni i ri për mesfushën e Milanit të ri të Massimiliano Allegrit quhet Luka Modric. Mesfushori kroat i lindur në vitin 1985, i cili sapo i ka thënë lamtumirë “Bernabeut” dhe gjithashtu do t’i thotë përfundimisht lamtumirë Real Madridit pas Botërorit të Klubeve, dëshiron të mbërrijë në Kupën e Botës 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada në mënyrën më të mirë të mundshme.

Prandaj është gati të fillojë një aventurë të re, si transferim i lirë. Igli Tare e di këtë dhe për këtë arsye ka pasur një shtytje të madhe nëpërmjet klubit kuqezi, aq sa firma e kroatit, shpjegon “Sky”, mund të mbërrijë që të mërkurën, ose të enjten më së voni.

midle

Në fakt, Milani nuk është një ekip si të gjithë të tjerët për Modric, duke qenë se kurrë nuk e ka fshehur dashurinë për fanellën kuqezi, që e mbante veshur idhulli i tij Zvonimir Boban. Telefonata nga “Djalli” e ka bindur atë, edhe pse do të përballet me një sezon pa Kupa të Europës. Kroati nuk po kërkon kontratë veçanërisht të pasur, ndërsa ardhja e tij do t’i shtonte klas, personalitet dhe përvojë një skuadre që ka kaq shumë nevojë për të.

E ardhmja e Theo Hernandez do të jetë larg Milanos, por jo domosdoshmërisht në Arabi. Mbrojtësi francez, kontrata e të cilit me kuqezinjtë skadon në qershor 2026, ka përfunduar në syrin e Al Hilal, klub i cili thuhet se i ka vënë në tryezë pagën prej 18 milionë eurosh. Oferta, megjithatë, është refuzuar për momentin nga Theo. Kuqezinjtë kishin marrë ofertë prej rreth 30 milionë eurosh për kartonin e lojtarit.

Comments