Zgjidhja e vetme reale për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës bazohet në të dyja vendet me Jeruzalemin si kryeqytet të përbashkët, të shtetit të Izraelit dhe atij të Palestinës, përmes vijës së vitit 67. Kështua është shprehur përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini. Sipas Mogerinit, ky është pozicioni i konsoliduzar i BE-së, i cili mbetet në pajtim edhe me Konsensusin Ndërkombëtar mbi Jeruzalemin derisa të zgjidhen të gjitha fazat e bisedimeve mes Izraelit dhe Palestinës.
“Derisa të ygjidhen të gjitha çështjet mbi Qytetin e Shenjt, mes palëve, ne mbetemi në qëndrimin e deritanishëm dhe shpresojmë që ato të mund ti çasen problematikës me negociata të drejtpërdrejta dhe me kuptim, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar”, ka thënë Mogerini në konferencë pas takimit me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu.
Mogerini ftoi palët që ti qetësojnë gjakërat, duke thënë ser një eskalim i situatës do të ishte vetëm në dobi të atyre që janë kundër dialogut.
“Më e keqja që mund të ndodh tani është eskalimi i tensionit dhe dhunës. Së pari, në vendet e shenjta por edhe në rajon dhe më gjërë. Tensioni i rritur dhe dhuna vetëm do ta nxisin zjarrin në rajon dhe do të ishin dhuratë për ekstremët dhe për ata që nuk janë tël interesuar dhe janë kundër paqes dhe sigurisë dhe bashkëjetesës”, deklaroi Mogerini.
"EU will increase its work to relaunch peace process. We will have a similar conversation with President Abbas. Worst thing that can happen now is an escalation of tensions or violence" @FedericaMog with @IsraeliPM pic.twitter.com/mPUvHKVTxJ
— European External Action Service – EEAS 🇪🇺 (@eu_eeas) December 11, 2017