Momenti i hedhjes së gazit lotsjellës nga Vetëvendosje- foto
Pas debateve të ashpra, ka eskaluar situata në një mbledhje të Komisionit për Punë të Jashtme ku po diskutohej për Demarkacionin.
Pas kësaj, Driton Çaushi nga Lëvizja vetëvendosje ka lëshuar gazin lotsjellës në Komisionin për punë të Jashtme.
Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme po bëhej shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.