Momenti kur vajzës i përplaset një shpend në fytyrë, gjersa ishte në “roller coaster”

Një vajzë e re kishte fatin të shpëtonte nga një dëmtim serioz pasi një shpend fluturoi në fytyrën e saj ndërsa po shijonte “roller-coaster”-in.
Vajza, e quajtur Paige, ishte duke në gjysmë të rrugës së përshkuar nga “roller coaster”-i, kur shpendi ibis u përplas në fytyrën e saj në një nga pikat më të shpejta të udhëtimit.
Pamjet tregojnë ibisin duke fluturuar drejt fytyrës së vajzës, gjersa loja ekstreme arriti në pikun e shpejtësisë.
Shpejtësia e mjetit mësohet të ketë arritur 115 km/h, e cila do mund ta lëndonte seriozisht Paige-n. /Lajmi.net/