Momenti pas shembjes së skenës në koncertin e Soolking, ku humbën jetën 5 persona [Video]
Një tragjedi ka ndodhur në koncertin e këngëtarit të hitit ‘Zemër’.
Soolking, artisti algjerian që për publikun shqiptar është bërë i njohur me hitin ‘Zemër’ bashkëpunim me Dhurata Dorën, ka pësuar një natë mjaft të keqe mbrëmë.
Gjatë një koncerti ku ai performonte, ka ndodhur një aksident pasi skena është shembur dhe pesë nga personat e pranishëm kanë gjetur vdekjen dhe shumë të tjerë janë lënduar, përcjell Gazeta Express.
Raportohet se kapaciteti i stadiumit ishte prej 15 mijë vendeve, por organizatorët kanë shitur më tepër se që duhet bileta. Besohet se në stadium ishin 25 mijë persona, ku ata që ishin të vendosur në fushë mezi kishin hapësirë për të lëvizur. Gjendje u përkeqësua kur autoritetet kanë hapur dyert e stadiumit dhe si pasojë e kësaj, ka ardhur deri te incidenti fatal.
Koncerti ka vazhduar deri në fund pasi organizatorët nuk kishin njoftuar për incidente të mundshme.
Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para e transportimit të të lënduarve, por të disa prej tyre që mendohet se kanë vdekur në stadium.
Autoritetet hetimore dhe policore të Algjerisë tanimë kanë nisur hetimet e para rreth shkakut të incidentit fatal dhe shumë shpejt do të dalin me rezultatet e para.